Nga përmbytjet në Peru, 15 mijë fëmijë në rrezik – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nga përmbytjet në Peru, 15 mijë fëmijë në rrezik

    Insajderi
    13 April 2017 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka paralajmëruar se për shkak të përmbytjeve në Peru mijëra fëmijë ndodhen përballë rrezikut nga të ushqyerit e pamjaftueshëm.

    Përfaqësuesja e UNICEF-it në Peru, Maria Luisa Fornara tha se afërsisht 15 mijë fëmijë nën moshën 2 vjeçare në rajonet e prekura nga përmbytjet në vend nuk kanë qasje të mjaftueshme në ushqime, ujë të pastër dhe kushte për një jetë të shëndetshme.

    Ajo vuri në dukje se familjet pa shtëpi në rajonet veriore të vendit të cilat janë dëmtuar më shumë nga përmbytjet jetojnë në tenda.

    Fornara theksoi se fëmijët do të jenë sërish ato që do të preken më shumë nga sëmundjet respiratore dhe zorrëve të cilat vërehen më së shumti në situata të tilla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark