Tendenca e fortë e lajmeve të rreme gjatë vitit 2016, ishte shumë ndryshe nga mënyrat analoge të kontrolluara kryesisht nga shteti, në propagandën e shekullit 20. Ajo që pamë një vit më parë, ishin grupe të vegjël njerëzish që përfitonin prej ndërveprimit në mediat sociale, si dhe algoritmeve të tyre, për të krijuar artikuj hiperbolikë përreth një ngjarjeje politike madhore: zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Megjithatë, propaganda dhe lajmet e rreme kanë ngjashmëri: të dyja janë mënyra të shtrembërimit të të vërtetës për të bindur njerëzit duke shfrytëzuar emocionet, si dhe për të nxitur veprim. Ndonëse ky veprim duket politik, motivimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA nuk ishte domosdoshmërisht i tillë. Shumë krijues po kërkonin më shumë një rrugë për të fituar, duke shpërndarë materiale dhe duke fituar audiencë që do të shihnin reklamat përbri artikujve.
Përpara Internetit, botimi i lajmeve të rreme dhe fitimi i audiencës që mund të monetizohej, ishte pothuaj i pamundur për tre arsye:
Por kjo portë e shkëmbimit të informacionit u hap rreth vitit 2007, me fillimin e revolucionit të mediave sociale. Krijimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter u lejonte njerëzve që të shkëmbenin informacione në një shkallë shumë më të gjerë se më parë, ndërkohë që platformat si WordPress lejonin këdo që të krijonte lehtësisht një faqe interneti dinamike. Shkurt, barrierat e sipërpërmendura për krijimin e lajmeve të rreme, ishin shembur:
Marrë me shkurtime nga Telegraph – Përgatiti: bota.al