Partitë politike ukrainase tanimë janë bashkuar në luftën kundër Rusisë. Lufta mes këtyre dy shteteve për opozitën nuk tingëllon si diçka e re sepse ata në luftë janë prej 8 vitesh.
Victor Tregubov, lider i partisë opozitare “Demokratychna Sokyra”, (në shqip “Sëpata demokratike”) në Ukrainë, në një intervistë për Insajderin tha se ky nuk është momenti i duhur për të thënë kritikat kundër presidentit Vlodymir Zelenksy, pasi periudha e luftës bashkë i bënë më të fuqishëm.
“Situata në të cilën ndodhemi nuk është e tillë që na la hapësire për vështirësitë e brendshme, padyshim që kemi pyetje për Zelenskyn por nuk është koha ti shfaqim ato, kur shohim rrezikshmëri në vendin tonw mundohemi të organizohemi”, tha Tregubov për Insajderin.
Krejt çka partia opozitare nuk pajtohej me Zelenskyn një javë para fillimit të luftës atje, ishte fakti se Zelensky i kishte dhënë përparësi infrastrukturës para se të shpenzonte në armatim.
“Ne bëmë një sërë mitingjesh në rrugë, duke kërkuar një qëndrim më të ashpër ndaj trajtimit rus, ndërsa ai fjalë për fjalë tha “natyrisht, ne mund të shpenzonim më shumë para për armë, por kjo do të thotë të shpenzojmë më pak në rrugë dhe infrastrukturë, dhe ky është një problem” – dhe kjo ishte një javë para pushtimit”, tha Tregubov për Insajderin
Sipas tij Zelensky ishte më i fokusuar në pozitën e tij politike dhe luftimin e opozitës sesa në sigurinë kombëtare.
Ai ndër të tjera tha se në kohët kur nuk ka luftë organizimi i protestave bëhet denjësisht nga kjo parti, por duke e parë situatën në fjalë nuk preferojnë të reagojnë.
“Nëse nuk do të ishte koha e luftës ne si opozitë do të organizonim protesta por, jemi në kohë lufte dhe s’mund ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.
Tregubov tha se kjo luftë nuk është diçka e re për ta pasi edhe më herët në Ukrainë situate ka qenë e tensionuar
“Tetë vite luftë, për mua nuk është hera e pare kam shërbyer si oficer në 2015/2016 dhe kjo është thjeshtë një fazë e re, më e vështirë se më parë. Sepse tani duan të na shkatërrojnë përkatësinë etnike”, tha Tregubov për Insajderin.
Ndër të tjera Tregubov tregoi edhe për metodën që Rusia përdori kundër Ukrainës nga ditët e para dhe rezultatin që kishin në sulmin e tyre.
Lexoni intervistën e plotë:
Gazeta Insajderi: Si është situata reale pas agresionit rus drejt Ukrainës?
Viktor Tregubov: Gjatë ditëve të para, Rusia provoi një strategji ‘Blitzkrieg’. Faza e parë – sulmet me raketa, pastaj sulmet ajrore, pastaj goditjet e shpejta të kolonave të tankeve. Epo, kryesisht dështoi, me njëfarë suksesi të kufizuar në rajonin Kherson të Ukrainës. Ata nuk arritën të gjymtojnë sistemin ukrainas të mbrojtjes kundërajrore, i cili nga ana e tij i bëri sulmet ajrore shumë më të rënda. Dhe tanket e tyre u ndaluan nga armë të reja ukrainase. Ata gjithashtu nuk kanë shumë raketa me rreze të gjatë për t’u përdorur çdo ditë.
Gazeta Insajderi: A ka qenë kjo formë e suksesshme?
Victor Tregubov: Tani për tani, ata po përpiqen të lëvizin shpejt në territorin ukrainas, duke shmangur përplasjet dhe duke u përpjekur të rrethojnë qytetet kryesore. Synimi i tyre kryesor tani është të “presin kokën” duke përdorur grupe sabotazhi në Kiev për të shkatërruar lidershipin politik dhe ushtarak, por deri më tani nuk ka sukses. Në Kharkiv dhe Okhtyrka ata sulmojnë infrastrukturën civile.
Gazeta Insajderi: Çfarë mund ta ndalojë agresionin rus?
Victor Tregubov: Epo, ne jemi. Tani për tani, në Kiev, ka një numër të pabesueshëm vullnetarësh të mbrojtjes territoriale. Në thelb është i gjithë qyteti 3 milion kundër rusëve. Pra, ne do t’i ndalojmë ata këtu. Nga këndvështrimi im, duke gjykuar nga njohuritë e mia për historinë dhe mentalitetin e Rusisë – vetëm disfata vendimtare ushtarake, ndoshta e kombinuar me probleme të rënda ekonomike.
Gazeteta Insajderi: A jeni kontaktuar ndonjëherë nga pala ruse për tensionet e fundit?
Victor Tregubov: Vetëm nga një, nga mikja e vjetër nga Moska. Ajo më tha – goditi ata dhe më fal që dështuam. Me “ata” ajo nënkuptonte klikën e Kremlinit.
Gazeta Insajderi: Mendoni se Rusia po vuan nga reagimet e vendeve perëndimore dhe të Evropës?
Victor Tregubov: Shpresoj. Mendoj se është një kosto e domosdoshme e agresionit.
Gazeta Insajderi: Keni kontaktuar apo keni mbajtur ndonjë takim me të gjitha palët në Ukrainë që nga fillimi i luftës?
Victor Tregubov: Jo. Në fakt, të gjitha aktivitetet partiake në Ukrainë janë ndalur tani. Partia ime u shndërrua në një komunitet të madh vullnetarësh. Ne ishim të përgatitur për këtë. Partitë e tjera po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë.
Gazeta Insajderi: Keni pasur ndonjë takim me Zelenskyn?
Victor Tregubov: Vetëm një herë, para luftës.
Gazeta Insajderi: A ka gabuar diku Zelensky?
Victor Tregubov: Para luftës, ai kishte më shumë gabim sesa i saktë. Ne bëmë një sërë mitingjesh në rrugë, duke kërkuar një qëndrim më të ashpër ndaj trajtimit rus, ndërsa ai fjalë për fjalë tha “natyrisht, ne mund të shpenzonim më shumë para për armë, por kjo do të thotë të shpenzojmë më pak në rrugë dhe infrastrukturë, dhe ky është një problem” – dhe kjo ishte një javë para pushtimit.
Ai ishte më i fokusuar në forcimin e pozitave të tij politike dhe luftimin e opozitës sesa në sigurinë kombëtare. Megjithatë, pas fillimit të luftës ai filloi të bënte më të mirën dhe ndonjëherë na bënte të gjithëve krenarë. Është gjithashtu mirë që në fund të vitit 2021 ai bëri emërimet e nevojshme në Shtabin tonë të Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Megjithatë, nuk mund të themi se nuk ka më probleme. Për shembull, pak ditë më parë parlamenti ynë miratoi një ligj që largon të huajt nga këshillat mbikëqyrës të ndërmarrjeve tona shtetërore.
Gazeta Insajderi: Cili do të jetë fundi, kush do të fitojë?
Victor Tregubov: Unë bëj gjithçka që kam në dorë për fitoren tonë. Ne i kemi nisur tashmë ata nga Veriu dhe është koha për të bërë të njëjtën gjë në Lindje dhe Jug.
Gazeta Insajderi: Cila është humbja më e madhe që ka pësuar Rusia deri më tani, nëse ka?
Victor Tregubov: Do të thosha se disfata e tyre në Betejën e Kievit u tregoi të gjithëve se nuk janë aq të fortë sa po përpiqen të duken. Nuk është as një humbje ushtarake, është një humbje historike. Tani të gjithë e shohin se nuk janë një ari i madh dhe i pathyeshëm – ata mund të mbahen dhe mund të rrihen.
Gazeta Insajderi: Duke qenë në opozitë, a keni pasur mundësi të jeni më pranë qytetarëve dhe të kuptoni se çfarë vuajnë më shumë në këtë periudhë lufte?
Victor Tregubov: Unë do të thoja që nuk ka më opozitë dhe autoritete. Ne kemi dallimet tona, por ndajmë të njëjtin qëllim dhe të njëjtën dhimbje. Dhe ne do ta fitojmë këtë luftë së bashku
Victor Tregubov është një kolumnist ukrainas, bloger politik dhe ish-kryeredaktor i gazetës online të lajmeve Petr dhe Mazepa. Ai është gjithashtu një bashkëthemelues i partisë politike sëpata Demokratike (Demokratychna Sokyra)./Gazeta Insajderi/