Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Sipas të dhënave të kësaj agjensie, Rama ka një pasuri goxha të madhe.
Rama ka deklaruar dy rezidenca, vlera e të cilave është mbi pesë milionë euro, si dhe tri shtëpi, një banesë, një villë dhe një objekt biznesi që ka vlerën pothuajse një milion euro.
Ai gjithashtu ka deklaruar se ka 4 milionë euro koleksion të pikturave, një veturë Tesla, çmimi i të cilës është mbi 85 mijë euro, dhe po ashtu një veturë tjetër të tipit BMW, e cila kushton 7 mijë euro.
Gjithashtu, ai posedon edhe disa aksione në 11 shoqëri komerciale, në Kosovë dhe në Angli.
Kryetari i Prishtinës, posedon para të gatshme rreth 40 mijë euro, disa prej tyre të ruajtura në institucionet financiare në Londër e disa në Prishtinë.
Pasuria e plotë: