Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nga sot, Gjermania do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar në vit nga Ballkani

    Insajderi
    01 June 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ligjet e reja që lehtësojnë ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në këtë vend i quajti “hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave”.

    Pas miratimit të ligjeve në Bundestag, më në fund hyjnë në fuqi më 1 qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar.

    Kontingjenti nga Ballkani Perëndimor, që vjen me rregullore të lehtësuara në Gjermani, dyfishohet

    Nga 1 qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Numri i fuqisë punëtore nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25 mijë në 50 mijë vetë në vit.

    Më 1 qershor po ashtu hyn në fuqi Karta e Shanseve

    Me këtë kartë të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune. Për marrjen e Kartës së Shanseve duhen mbledhur pikë: ka disa  kriteret për marrjen e pikëve, aty llogaritet njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë.

    Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera – Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën./DW


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark