Por ndryshimi i emrit ka rreziqet e vete. Ndërsa lojërat e lançuar pas datës 1 Prill 2018 mbështetin funksionin, titujt e vjetër jo.
Në 2006 Sony lançoi PlayStation Network. Njerëzit u regjistruan në turma në shërbimin e ri dhe të gjithë duhej të zgjidhnin një emër PSN që do të shërben si online ID.
Megjithatë jo të gjithë e kuptuan në kohë se do të ishte i përhershëm dhe Sony nuk lejonte ndryshimin e emrit PSN.
Në Tetor të 2018-ës Sony më të fundit tha se do tu jepte një shans të gjithë të zhgënjyerve. Opsioni fillimisht u lançua në fazën beta pjesë e PlayStation Preview Program dhe tashmë po lançohet për të gjithë që kanë ngelur me një emër që nuk e pëlqejnë.
Për të ndryshuar emrin tuaj PSN në PS4 duhet të shkoni në Settings dhe të përzgjidhni Account Management > Account Information > Profile > Online ID.
Vendosni një emër të ri PSN dhe ndiqni udhëzimet që ju shfaqen në ekran. Për të ndryshuar emrin PSN nga shfletuesi atëherë duhet të kyçeni në llogarinë PlayStation Network dhe të përzgjidhni PSN Profile. Selektoni butonin Edit ngjitur me Online ID dhe vendosni një emër të ri PSN.
Por ndryshimi i emrit ka rreziqet e vete. Ndërsa lojërat e lançuar pas datës 1 Prill 2018 mbështetin funksionin, titujt e vjetër jo. Për disa mund të shkaktojë probleme kritike. Sony rekomandon të kontrolloni listën e lojërave të testuara.
Herën e parë e ndryshoni emrin falas por më pas do tu kushtojë para. Abonentët e PlayStation Plus duhet të paguajnë 4.99 dollarë ndërsa të gjithë të tjerët 9.99 dollarë.