Nga sot rryma shtrenjtohet 15 për qind – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nga sot rryma shtrenjtohet 15 për qind

    Insajderi
    01 April 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 përqind.

    Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike.

    Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga sot dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

    Nga ZRRE kanë treguar për sa euro do të shtrenjtohet faturat.

    “Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 40 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark