Nga sulmet ajrore në provincën veriore Idlib në Siri, janë vrarë së paku 25 militantë të grupit, që dikur ishte i njohur si Fronti Al-Nusra, kanë thënë aktivistët.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka aktivistët në Siri, tha mbrëmë se është e paqartë nëse sulmi kundër grupit militant, Jabhat Al-Sham, është kryer nga aeroplanët e Rusisë apo të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Në mesin e të vrarërve ka pasur pjesëtarë udhëheqës të grupit, që vitin e kaluar e ndërroi emrin dhe shpalli se ndahet nga Al-Kaida.
Rusia dhe Turqia thonë se ky grup nuk është përfshirë në marrëveshjen për armëpushim në Siri, të ndërmjetësuar javën e kaluar nga Moska dhe Ankaraja, shkruan rel.
Nga ana tjetër, një numër i grupeve kryengritëse, që e kanë nënshkruar marrëveshjen për armëpushim, thanë se nuk do të marrin pjesë në bisedimet e planaifikuara për arritjen e paqes, më vonë këtë muaj në Kazakistan, për shkak të “shkeljeve” të armëpushimit nga ana e qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të saj.