Nga sulmi i militantëve, së paku 58 persona të vrarë në Pakistan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nga sulmi i militantëve, së paku 58 persona të vrarë në Pakistan

    Insajderi
    25 October 2016 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Së paku 58 trajnerë policorë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i militantëve gjatë natës kundër një akademie policore në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

    Autoritetet thanë se 5 ose 6 persona të armatosur, e kanë sulmuar konviktin e e qendrës trajnuese në periferi të qytetit Kueta, ku kadetët po pushonin dhe flinin.

    Ky sulm i militantëve ka shkaktuar përgjigje kundër terroriste nga ushtria.

    Ministri i brendshëm i provincës Baloçistan, Sarfaraz Bugti, tha se më tepër se 200 prej gjithsej 700 kadetëve në këtë akademi, janë shpëtuar menjëherë me “ndihmën e Zotit”.

    Forcat e sigurisë e kanë vrarë njërin prej sulmuesve, ndërsa dy prej tyre janë vrarë nga aktivizimi i eksplozivit në trupin e tyre, ka thënë Bugti, shkruan rel.

    Sipas tij, operacioni kundër terrorist prej katër orësh kryesisht ka përfunduar sot herët në mëngjes, por misionet e “pastrimit” kanë vazhduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark