Kompania e transportit hapësinor “Blue Origin” korri sukses me lëshimin në hapësirë dhe uljen në tokë të raketës “New Shepard” për herë të katërt.
Shepard është ndërtuar me synimin për të dërguar në hapësirë, për kundrejt pagesës, një ekuipazh prej gjashtë astronautësh.
Një kapsulë që strehon astronautët shkëputet sapo raketa arrin në destinacion (62 kilometra mbi tokë) dhe kjo e fundit rikthehet e ulet në tokë me ndihmën e motorëve. Kapsula, nga ana tjetër, ulet në tokë përmes parashutave.