Nga transporti publik te ujitja e tokave, këto janë zotimet e Eqerem Spahiut për Opterushën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Nga transporti publik te ujitja e tokave, këto janë zotimet e Eqerem Spahiut për Opterushën

    Insajderi
    30 September 2025 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eqerem Spahiu, asamblisti i njohur i LDK-së dhe kandidat për një mandat të ri në Kuvendin Komunal të Rahovecit, po hyn në garën e Zgjedhjeve Lokale 2025 me një listë premtimesh të qarta për qytetarët.

    I lindur në fshatin Opterushë, ku edhe sot vazhdon të jetojë e punojë, Spahiu ka ndërtuar reputacionin e një njeriu të përkushtuar, të drejtë dhe punëtor. Me profesion teknik ndërtimi dhe me një biznes në sektorin e ndërtimtarisë, ai sjell me vete jo vetëm përvojë, por edhe vizion për zhvillim të qëndrueshëm.

    Këto janë zotimet e tij për fshatin Opterushë:

    1. Transport me autobus Opterushë – Rahovec, për t’i lehtësuar lëvizjet e banorëve.

    2. Kubëzimi i rrugicave dhe finalizimi i kanalizimit në të gjitha lagjet.

    3. Funksionalizimi i ujit të pijshëm nga KRU “Gjakova” dhe rikthimi i sistemit të ujitjes me pika, nga projekti i hershëm.

    4. Ndërtimi i një objekti multifunksional dhe funksionalizimi i fushës së sportit “Nahit Bytyqi”.

    5. Pastrimi i lumit nga Burimiri deri në Reti, si dhe rregullimi i rrugëve fushore me zhavorr.

    6. Rregullimi i rrugëve fushore me zhavor

    7. Hapja e rrugës që lidh Opterushën me Zoqishtin dhe Retin, si dhe ndërtimi i kanalit për ujitjen e tokave bujqësore.

    Me numrin 17 në listën e LDK-së, Eqerem Spahiu synon ulësen nq Kuvendin Komunal të Rahovecit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark