Nga Turqia në Liban, kush janë krerët e Hamasit dhe ku strehohen ata? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nga Turqia në Liban, kush janë krerët e Hamasit dhe ku strehohen ata?

    Insajderi
    10 October 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumica e krerëve të Hamasit nuk ndodhen fare në front, ata po monitorojnë nga larg operacionin….

    Monitorë të mëdhenj, dritë e ulët dhe militantë me uniformë, kjo është pamja brenda një qendre të Hamasit, e cila monitoronte LIVE aksionin e muxhahedinëve në Izrael. Bëhet fjalë për një nga seksionet e “komandës së unifikuar” të krijuar në vitin 2018, strukturë së cilës i janë bashkuar rreth dhjetë fraksione palestineze në Gaza.

    Ky është një nga objektivat e Izraelit, por nuk është e lehtë të identifikohet. Ata mund të jenë në një bunker dhe kanë dhjetra qendra paralele të afta për të garantuar vazhdimësinë e zinxhirit hierarkik, të ndarë midis liderëve të mbetur në Rripin e Gazës dhe “vëllezërve” të tyre jashtë vendit. Secili me referentët e vet, peshën specifike, marrëdhëniet e veçanta pak a shumë transparente. Ka qenë gjithmonë kështu, një distancë fizike që ndonjëherë është kthyer në burim konflikti, xhelozie, dyshimi. Por edhe një tregues i popullaritetit: ata që mbetën në “kafaz” dhe sfiduan bombat shihen me një sy tjetër, krahasuar me “politikanët” e strehuar jashtë vendit. Mediat arabe raportuan pasditen e sotme lajmin për vrasjen e dy anëtarëve të “byrosë politike”, Jawad Shammala dhe Zakaria Abu Amar.

    Në terren, udhëheqja është në duart e Mohammed Deif, kreu i Brigadave Ezzedine al Qassam. Pasi u shpëtoi një serie atentateve të pafundme, ai është shndërruar në një hije që drejton luftëtarët. Betejat e përsëritura i kanë mësuar milicët e tij se si të rrisin masat e sigurisë rreth tij, duke e ditur se Shin Bet (shërbimi ushtarak izraelit) i premton ar kujtdo që mund të tregojë vendstrehimin e tij.

    Ai mund të jenë nën një ndërtesë ose një xhami, në një zonë të padyshimtë, apo në një bunker që u reziston bombardimeve të rënda. Po ashtu përpara ka një kordon sigurie. E para për të ruajtur vendndodhjen e tij, e dyta për të parandaluar vrasjen e tij. Hamasi e mori parasysh vdekjen e tij: “Ne nuk e mohojmë që eliminimet lënë gjurmë, por ato përfaqësojnë diçka të shenjtë për ne, të lidhur me fatin tonë dhe na shtyjnë të luftojmë përsëri”, shpjegoi një zë palestinez.

    Situatë e ndryshme është për Yahya Sinwar, liderin politik, i cili mbeti në Gaza. Izraelitët e kanë përfshirë në listën e më të kërkuarve prej disa kohësh, por shërbimet sekrete egjiptiane në të kaluarën i kanë kërkuar Jerusalemit “të mos e prekin” si bashkëbisedues në çdo negociatë. Nuk e dimë nëse ky rregull zbatohet ende. Në teori, liderët e lartë të mirëpritur në Katar, janë më të sigurt. Doha është shtëpia e dy emrave të rëndësishëm si Haniyeh dhe Khalil al Hayya. Nga Katari, ata zhvillojnë takime negociata. Ata lëvizin lirshëm në Iran.

    Megjithatë, eksponentët që rrinë në Liban dhe zonën përreth, kanë më pak garanci. Mbi të gjitha Saleh al Arouri, një figurë me rol ushtarak dhe politik, shumë i pranishëm në skenë. Jerusalemi e ka në shënjestër, ka lëshuar paralajmërime që kanë provokuar kërcënime nga lëvizja në rast se goditet.

    Anëtarë të tjerë janë vendosur në Turqi, mysafirë të një Erdogani të paqëndrueshëm. Ai mbështet fraksionin në emër të Vëllazërisë Myslimane, por në disa raste ka ftuar anëtarët të lëvizin diku tjetër.

    Në dy vitet e fundit inteligjenca turke njoftoi kapjen e spiunëve të Mosadit, shpesh palestinezë, të ngarkuar me monitorimin e komunitetit ekstremist. Në verë Turqia dyshohet se çmontoi një rrjet “fantazmë” prej 56 elementësh, të pajisur me mjete teknologjike dhe të drejtuar nga izraelitët.

    Pra shumica e drejtuesve nuk ndodhen fare në Rripin e Gazës, por e shohin luftën si spektatorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark