“Nga uji vijnë copa te dushkut, mykut e guraleca”, qytetarët të pakënaqur me ujësjellësin regjional “Hidrodrini” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nga uji vijnë copa te dushkut, mykut e guraleca”, qytetarët të pakënaqur me ujësjellësin regjional “Hidrodrini”

    Insajderi
    21 May 2022 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një vit pas helmimit të mbi 800 qytetarëve të Kosovës prej ujit që ujësjellësi “Hidrodrini” në Deçan siguronte, tani problemi me ujin po vazhdon edhe në vitin 2022 për qytetarët e fshatit Kryshec të Pejës.

    Bazuar në deklaratën e qytetarit Egzon Gashi, përpos ujit në çezmën e shtëpisë së tij po del të ketë edhe myk, dushk e guralecë.

    “Po ndodh çdo dite nga uji vijnë copa te dushkut, mykut dhe guraleca. Është shqetësuese sepse para disa muajve nga i njëjti ujë jemi helmuar një numër shume i madh i qytetareve”, tha Gashi për Insajderin.

    Ndër të tjera ai tha se frika e tij është se nëse vazhdon kështu gjendja do të jetë sikur vitin e kaluar, dhe numri i qytetarëve të helmuar do të jetë masiv.

    Gashi ka tentuar të kontaktojë ujësjellësin për rreth 7 ditë, por, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Njëkohësisht, të njoftuar me këtë gjendje janë edhe udhëheqësit e komunës së Deçanit sepse video dhe fotografi i janë dërguar edhe atyre nga qytetari.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar ujësjellësin, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

    Kujtojmë se vitin e kaluar rreth 884 banorë të komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, pikërisht për këtë arsye.

    Insajderi ka siguruar edhe video të gjendjes së ujit në Kryshec të Pejës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark