×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Ukraina në Kosovë, deklaratat e ish-sekretarit të NATO-s për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

    Insajderi
    17 June 2024 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

    Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

    “Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.“

    Ai gjithashtu tha se Kosova është e çliruar, por se duhet dhënë asaj të ardhmen e vet dhe të sigurohen për këtë.

    “Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

    Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.“

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark