Nga ushtar i FSK-së bëhet marins amerikan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga ushtar i FSK-së bëhet marins amerikan

    Insajderi
    04 July 2016 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Robert Shala ka marrë medaljen e marinës amerikane. Për të arritur deri këtu, Shala ka thënë se ka qenë një rrugë  e mundimshme, por dëshira e madhe e tij ka bërë që t’ ia arrijë qëllimit.

    Inspirimin për t’ i hyrë kësaj rruge e kishte marrë nga babai i tij (Gjokë Shala), i cili ka qenë ish-epror në Ushtrinë jugosllave dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht Major i FSK-së në Ferizaj. Pasi Roberti shërbeu dy vjet në FSK, ai dy vjet e gjysmë të tjera i kaloi me detyrë në Ambasadën Amerikane në sektorin e sigurimit.

    Rruga për t’ u bërë marins nuk ka qenë e lehtë. Si kosovar, atij i është dashur t’i bëhen disa hetime dhe po ashtu disa gjëra që për të kanë qenë të reja.

    “Më është dashur kohë që të përgatitem për fazat e testimit teorik dhe fizik, por vullneti dhe angazhimi im bëri që të kem mbështetjen nga personat ushtarakë”, thotë Roberti në një bisedë për albinfo.ch, transmeton Insajderi.com.

    Prej disa muajsh ai tashmë mban veshur uniformën e Ushtrisë amerikane. “Është një kënaqësi e papërshkruar, ku unë e ndiej veten shumë të lumtur që jam pjesë e marinsëve”, thekson ai.

    Si tash ashtu edhe në të ardhmen, Roberti mendon të jetë në shërbim të shtetit amerikan, kudo që ata kanë nevojë për të. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark