Mbrëmë është arrestuar një polic në Pejë, i dyshuar për ngacmim seksual. Siç kanë njoftuar hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) zyrtari policor është ndaluar, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, edhe zëdhënësi i Prokuorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.
Ai tutje tha se është duke u përgatitur edhe caktimi i masës së paraburgimit, pasi i njëjti dyshohet për veprën “ngacmim seksual”.
“Prokurori i shtetit në koordinim të plotë me Inspektoratin Policor ka arrestuar një zyrtar policor, dje ku pas intervistimit i njëjti është ndaluar për 48 orë ndërsa, tani më është duke u përgaditur caktimi i masës së paraburgimit, i njëjti dyshohet për veprën penale ngacmim seksual. Dhe gjithashtu Policia ka marrë autorizime shtesë nga Prokuria e shtetit në mënyrë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj vepre penale”, tha Nikqi për Insajderin.