Një e mitur nga Suhareka ka raportuar se është ngacmuar nga një burrë në Suharekë.
I dyshuari është arrestuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
“Suharekë, 28.06.2023-19:30. Viktima femër kosovar e mitur, ka raportuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin , i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.