Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar seksualisht një grua nga një burrë
Rasti ka ndodhur në Prishtinë para dy ditësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 18.07.2024-12:50 Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.