Një grua ka raportuar në polici se se muaj më parë ishte ngacmuar nga dy persona të panjohur nga një veturë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 12.09.2024 në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa është cilësuar si “Ngacmim seksual”.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se muaj më parë ishte ngacmuar nga dy persona të panjohur nga një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.