Policia e Kosovës ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht një vajzë e mitur në Obiliq.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ngacmuar seksualisht të miturën viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.