Policia e Kosovës ka njoftuar se është ngacmuar seksualisht dje një vajzë në Prishtinë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre persona.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin është intervistuar personi i dyshuar dhe dy persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, njoftoj policia.