Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar seksualisht një vajzë në Prishtinë.
Sipas njoftimit i dyshuari e kishte përcjell vazhdimisht me veturë.
“Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.