Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka ngacmuar një të mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Me datë 23.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj të miturës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.