
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në mënyrë ironike ndaj një replike të kryeministrit Edi Rama, i cili nga njësia 8-të në kryeqytet pyeti për kandidatin e Koalicionit Euroatlantik.
Në një mesazh nga banesa e tij, Basha e kujtoi Ramës kandidatin e Koalicionit Euroatlantik për zonën, Pëllumb Seferin, duke i rikujtuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021. “O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush është kandidati? Pëllumb Seferi, o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021!” – tha Basha.
Ai vazhdoi me ironi ndaj Ramës, duke i kujtuar shokët e tij të dikurshëm që tani janë në arrest, arrati apo nën hetim: “Ngele tu pyet për shokët e mi. S’ke faj, mor burrë, gjithë shokët e tu te 7×7 = 313, Rame! Veç një shok të ka ngel. Bufi, bufi, por vdes për bufin ti, Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti – jeni të pandarë.”
Në videomesazhin e tij, Basha tha: “O Rame! Na nxorre gjumin. Tek lagjja ime e vjetër. Kush o kandidat? Pëllumb Seferi o Rame. E njeh mirë ti! Ta hoqi skalpin në 2021! E mor Rame, ngele t’u pyet për shokët e mi. S’ke faj mor burrë, gjithë shokët e tu te 7×7 = 313, Rame! Veç një shok t’ka ngel. Bufi bufi, por vdes për bufin ti, Rame. Ti dhe bufi, bufi dhe ti, jeni të pandarë. Hajde Rame, hajde se lidhemi nesër për më shumë.”