Ngërçi me Holandën, Turqia kërcënon me paktin e refugjatëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ngërçi me Holandën, Turqia kërcënon me paktin e refugjatëve

    Insajderi
    15 March 2017 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve mbi ndalimin e tubimeve elektorale të ministrave turq në Europë, Ankaraja i kujton BE-së marrëveshjen e emigranteve, e cila bllokoi praktikisht vërshimin e refugjatëve drejt kontinentit të vjetër.

    “Ka ardhur koha që Ankaraja ta rishikojë paktin e saj me bllokun europian”, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” ministri turk i Çështjeve të BE-së, Omer Çelik.

    “Nëse e shikoni me kujdes, do të vëreni se Bashkimi Europian flet gjithmonë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe në menaxhimin e krizës së emigrantëve, por mbulon çështjet e tjera. Në momentin që BE-ja nuk i përmbush detyrimet e saj, nuk shoh asnjë arsye përse Turqia duhet të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes së emigrantëve”, tha Omer Çelik.

    Për ministrin turk, tashmë është e qartë se blloku nuk do të mbajë një qëndrim të ndershëm mbi premtimin e tij për t’i garantuar qytetarëve turq lëvizjen e lirë pa viza.

    Kur ra fjala te ngërçi diplomatik me Holandën, Çelik nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve të mëtejshme ndaj aleatit të NATO-s. Në këtë situatë, Kancelari austriak Christian Kern bëhet zëri i fundit që i del në mbrojtje bllokimit të fushatës elektorale të politikanëve të huaj, një femomen relativisht i ri ky për shtetet e BE-së, njofton tch.

    “Po diskutojmë për politikanët e një shteti të madh, siç është Turqia me rreth 80 milionë banorë, – argumenton ai, – ndaj Europa duhet të veprojë e bashkuar”. Ankaraja vazhdon të shprehet sfiduese dhe të martën refuzoi thirrjet e Brukselit për vetëpërmbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark