Ngërçi parlamentar vazhdon: Deputetët rikthehen në Kuvend në ditën e dytë të Bajramit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngërçi parlamentar vazhdon: Deputetët rikthehen në Kuvend në ditën e dytë të Bajramit

    Insajderi
    06 June 2025 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të shtunën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit.

    Seanca, që i bie të jetë e 28-ta në tentativë për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, mbahet me fillim nga ora 11:00.

    Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të.

    Kjo seancë nuk u zhvillua si rëndom, që ndodh pas 48 orësh, por pas 24 – orësh me dakordimin e të gjithë deputetëve që të pushojnë sot, për festën e Kurban Bajramit.

    Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e gati dy muaj për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun.

    Kjo e fundit nuk po arrin assesi ta sigurojë shumicën e nevojshme për t’u bërë shefe e deputetëve, shkruan Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark