Ngërçi politik - Osmani nis takimin me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngërçi politik – Osmani nis takimin me Kurtin

    Insajderi
    02 July 2025 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot përpjekjen e saj të dytë për të zhbllokuar ngërçin politik që ka paralizuar vendin pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.

    Në këto momente Osmani ka nisur takimin me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, kjo si përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale, shkruan Insajderi.

    Takimet janë planifikuar të zgjasin dy ditë me radhë dhe do të zhvillohen individualisht me secilin lider, ndryshe nga hera e parë kur ishin thirrur në një takim të përbashkët.

    Presidentja e ka rezervuar për takime me liderët e partive shqiptare, ndërsa të enjten do të presë përfaqësuesit e partive nga komunitetet joshumicë.

    Takimet kanë nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasin deri në orën 16:00, për t’u vazhduar edhe nesër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark