Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

    Insajderi
    26 February 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dora e djathtë e presidentit amerikan, Donald Trumpit ishte e mavijosur kur ai u fotografua të hënën gjatë një takimi me homolgun francez, Emmanuel Macron. Lideri amerikan, i cili filloi mandatin e dytë muajin e kaluar në Shtëpinë e Bardhë, ende nuk ka publikuar raportin e plotë mjekësor. Kjo ka shkaktuar spekulime në rrjetet sociale mbi shëndetin e tij.

    Mavijosjet në dorën e djathtë të presidentit amerikan ishin vënë re edhe në muajin gusht dhe në nëntor të vitit të kaluar, njoftoi NBC.

    Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pretendon se mavijosjet janë rezultat i shtrëngimit të duarve.

    “Presidenti Trump është njeri i popullit dhe takon çdo ditë më shumë amerikanë dhe shtrëngon duar më shumë se çdo president tjetër në histori. Përkushtimi i tij është i palëkundur dhe këtë e dëshmon çdo ditë. Presidenti Trump ka mavijosje në dorë sepse punon vazhdimisht dhe shtrëngon duar me njerëzit gjatë gjithë ditës, çdo ditë”, tha Leavitt.

    Një pjesë e njerëzve në rrjetet sociale spekulonin për mundësitë e shkaktimit të mavijosjeve.

    Në platformën X, një person sugjeroi se 78-vjeçari mund të përdorë ilaçe për hollimin e gjakut, ndërsa një tjetër shkroi se “ndoshta, por njerëzit e moshuar lehtë marrin mavijosje krahasuar me të rinjtë. Trump ka 78 vjet”. Një përdorues nuk e besoi shpjegimin e Shtëpisë së Bardhë.

    “Pse të gënjehet në tërësi? Është e qartë që kjo është një mavijosje nga infuzioni ose marrja e gjakut. A është e habitshme për njerëzit që Trump është i moshuar dhe që ai shkon rregullisht për vizita mjekësore?”, shkroi ai.

    Në një intervistë në dhjetor për NBC News “Meet the Press”, Trump tha se do të publikonte raportin e plotë mjekësor, por kjo ende nuk ka ndodhur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark