Muzikë, zbritje e surpriza pa fund ju presin në hapjen e Qendrës Tregtare American Retail Park
Qendra Tregtare American Retail Park në Pejë vjen me një Grand Opening të hënën më 25 shtator me fillim nga ora 17:00!
Hapja madhështore do të jetë një ngjarje festive me muzikë live nga këngëtarët e njohur kosovarë Yll Limani,Ramadan Krasniqi (Dani), dhe Gjiko.
Por kjo nuk është e gjitha, sepse mysafir special pritet të jetë edhe :
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier
Investitori, ndermarresi dhe filantropi z. Harry Bajraktari
Drejtoresha per Rini, Kulture dhe Sport ne Komunen e Pejes, znj. Xhenet Syka Kelmendi
Krahas festës madhështore 33 brendet pjesë e Qendrës Tregtare American Retail Park në Pejë do të ofrojnë një shumëllojshmëri zbritjesh. Andaj kjo pritet të jetë një ditë ideale për të blerë produkte e juaja të preferuara me zbritje eksklusive.
Pra, shënoni kalendarët tuaj për 25 shtatorin dhe ejani të festoni hapjen madhështore të American Retail Park me muzikë, zbritje e surpriza pa fund.
Klikoni KËTU për detaje të tjera