Ngjarja që tronditi Britaninë, vrau tri vajza, dënohet me burg të përjetshëm 18-vjeçari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarja që tronditi Britaninë, vrau tri vajza, dënohet me burg të përjetshëm 18-vjeçari

    Insajderi
    23 January 2025 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në Liverpul ka dënuar me burg të përjetshëm, 18-vjeçarin Axel Rudakubana, i cili është autor i vrasjes së tri vajzave në një klasë kërcimi në Southport.

    Ngjarja ndodhi korrikun e kaluar, kur 18-vjeçari vrau Bebe King (6 vjeç), Elsie Dot Stancombe (7 vjeç) dhe Alice da Silva Aguiar (9 vjeç), dhe tentoi të vriste dhjetë persona të tjerë gjatë eventit të Taylor Swift.

    Të afërmit e viktimave u mbajtën për dore dhe u përqafuan, por heshtën teksa gjykatësi shpalli dënimin për agresorin.

    Pasi gjyqi përfundoi dhe u dha dënimi, Policia e Merseyside lëshoi një deklaratë duke e përshkruar sulmin në Southport si “rasti më tronditës” që e kanë trajtuar ndonjëherë.

    Zëvendës shefi i policisë e përshkroi Axel Rudakubanën si një person “të fiksuar pas dhunës” që synonte “të kryente vrasje masive”.

    Në të njëjtën kohë, policia në përfundim të gjykimit publikoi pamjet e momenteve para se Axel Rudakubana të kryente sulmin e tij.

    Adoleshenti mund të shihet i veshur me një xhup të gjelbër, një kapuç dhe maskë në fytyrë që i mbulon hundën dhe gojën, teksa hipën në një taksi.

    Pasi del nga makina pa paguar, ai shkon në qendrën e komunitetit, Hart Space, ku më pas vret tri vogëlushet dhe lë të plagosur 10 të tjerë brenda 15 minutave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark