Ngjarja tronditëse në Fier, flet nëna e vajzës 12 vjeçare të abuzuar seksualisht nga babai: Që 5 vjeçe… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarja tronditëse në Fier, flet nëna e vajzës 12 vjeçare të abuzuar seksualisht nga babai: Që 5 vjeçe…

    Insajderi
    01 July 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare.

    Bëhet fjalë për Zamir Metën, 36 vjeç, baba i 7 fëmijëve. Në një intervistë për TCH, nëna e vajzës shprehet se bashkëshorti i saj duhet të marrë dënimin e merituar.

    “13 vite jam e martuar. Vajza nuk më tregonte por ishte  agravuar sa iku nga shtëpia. Shkova në polici, atje i mora vesh të gjitha, më ra si bombë. Vajza ka kaluar ne depresion, ka thënë që 5 vjeçe në Gjermani. Burri mbante ekonominë e shtëpisë. Të kalbet në burg dhe të marri dënimin e duhur. Ngjarjen e mora vesh në polici.

    Vajza ishte hedhur nga dritarja kishte shkuar te komshia, ishte lajmëruar policia. Nuk e dija arsyen pse kishte ikur. Vajza i kishte treguar të gjitha çfarë i kishte bërë babai. Ai mund të më vriste dhe në gjumë, ku dija gjë unë. Me mua vajza nuk fliste, vetëm ishte e agravuar me vëllezërit dhe motrën. E merrja me të mira por nuk tregonte. Kam 7 fëmijë, më ka ikur mendja për vajzën mezi i kam rritur.

    Burri herë blinte ushqime herë jo, por shtyheshim. Më ra halli madh me vajzën, por edhe nuk kam strehë as të ardhura. Bukë nuk kam për fëmijët, ju lutem ju përgjërohem më ndihmoni të kem një strehë afër. Ai që më përdhunoi vajzën të marri dënimin e merituar, unë i dhurova 7 engjëj. Ishim në Gjermani dhe na kanë kthyer.”-tregon bashkëshortja e 36-vjeçarit./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark