×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë: I moshuari tregon rrahjen nga grabitësit

    Insajderi
    23 January 2021 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ju ka ndodhur dy pensionistëve ditën e djeshme në Kavajë, ku ata janë grabitur dhe rrahur. “Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”. Kështu deklaron i moshuari për grabitësit që dje i shkuan në banesë.

    Ngjarja ndodhi në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës, rreth orës 18:30 të pasdites. 70-vjeçari Xhaferr Dervishi tha se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte vetëm me gruan e tij, ndërsa theksoi se nuk i njihnin autorët.

    “Ne kemi një kuzhinë të vogël. Ra dera dhe thamë; ‘hyni’. Sa hapa derën, nisën të na torturonin. Na lidhën sytë dhe na dhunuan. Na kërkuan lekë, por unë u thash se; “kam 100 mijë lekë të pensionit, ua jap”. Dy veta ishin me maskë. Shteti të zbardhë ngjarjen, të gjejë autorët”, -tha i moshuari nga shtrati i një krevati i spitalit, ku gjurmët e dhunës shihen qartë. 70-vjeçari ka pësuar goditje të forta në kokë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të freskëta.

    Ndër të tjera i moshuari tha se autorët i kishin rrahur me hunj dhe grushte dhe sende të forta, ndërsa nga goditjet ai ka disa qepje në kokë dhe në fytyrë.

    E moshuara tha se pas dhunës, burrit të saj i kishte rënë të fikët, ndërsa autorët i kishin mbyllur nga jashtë. Duke u gjendur përballë kësaj situate, gruaja kishte prishur dritaren dhe kishte dalë prej aty bashkë me burrin, ndërsa më pas kishte kërkuar ndihmë tek fqinjët.

    Mësohet se çifti i moshuar jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishin 4 fëmijë emigrantë në Itali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark