Ngjarje e rëndë në Durrës - Vajzën e hedhin nga kati i dytë i hotelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ngjarje e rëndë në Durrës – Vajzën e hedhin nga kati i dytë i hotelit

    Insajderi
    05 March 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 13:30, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qendër të Durrësit, ku dyshohet që një vajzë e kanë hedhur nga kati i dytë i një hoteli.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajzën me shtetësi të huaj, e ka hedhur një mashkull, me të cilin ishin në objektin që shërben si hotel pranë Prefekturës.

    Fatmirësisht, vajza ka rënë mbi çadrën e lokalit që ndodhej aty pranë dhe ka shpëtuar.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur zbritjen e vajzës nga çadra, ndërsa policia ka arrestuar personin që e ka shtyrë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark