Ngjarje e rëndë në Francë: Nëna dhe katër fëmijët gjenden të vdekur, i dyshuar babai – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ngjarje e rëndë në Francë: Nëna dhe katër fëmijët gjenden të vdekur, i dyshuar babai

    Insajderi
    26 December 2023 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupat e pajetë të 5 personave u gjetën në mbrëmjen e Krishtlindjeve në një apartament në Meaux , në Francën veriore.

    Sipas mediave të huaja, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj, teksa i dyshuari kryesor për këtë ngjarje të rëndë është babai i familjes, një 33-vjeçar tashmë në arrati.

    Kjo do të ishte një tjetër vrasje e shumëfishtë në familje e kryer nga një baba në tre muajt e fundit në Ile-de-France, rajon i Parisit.

    Në fund të nëntorit, një burrë 41-vjeçar shkoi në një stacion policie për të rrëfyer vrasjen e tre vajzave të tij të moshës nga 4 deri në 11 vjeç në Alfortville. Një muaj më parë një xhandar vrau tre vajzat përpara se të bënte vetëvrasje në shtëpinë e tij në Vemars.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark