Ngjarje e rëndë në Gjermani: 21-vjeçari sulmon kolegët me thikë, një e vdekur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Gjermani: 21-vjeçari sulmon kolegët me thikë, një e vdekur

    Insajderi
    01 July 2025 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë i armatosur me thikë sulmoi të martën disa kolegë në një kompani në Gjermaninë jugore, duke vrarë një person.

    Dy persona u lënduan gjithashtu rëndë në sulmin në Mellrichstadt, qytet i vogël në lindje të Frankfurtit në Bavari, bënë të ditur policia dhe prokurorët në një deklaratë, raporton Associated Press.

    Një burrë 21-vjeçar gjerman u arrestua lidhur me rastin, përcjell Insajderi.

    Policia u njoftua për konfrontimin në ambientet e një furnizuesi lokal të energjisë elektrike rreth orës 7:30 të mëngjesit të së martës. Një grua 59-vjeçare u vra, ndërsa dy burra të moshës 55 dhe 62 vjeç u lënduan rëndë.

    Nuk u bë e ditur motivi i sulmit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark