Ngjarje e rëndë në Maliq, 60-vjeçari gënjen me karamele dhe para të miturën dhe tenton ta përdhunojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Ngjarje e rëndë në Maliq, 60-vjeçari gënjen me karamele dhe para të miturën dhe tenton ta përdhunojë

    Insajderi
    18 June 2025 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit.

    Një 60 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare.

    Korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule raporton se sipas informacioneve që disponon, dyshohet se 60-vjeçari e ka tërhequr fillimisht duke e gënjyer me të holla (para) dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60-vjeçarin.

    Kanë qenë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60-vjeçarin.

    Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.

    Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë, por vajza ka arritur t’i largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.

    Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark