Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhunimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhunimi

    Insajderi
    15 March 2025 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftësi të kufizuara nga rrethina e Skenderajt dyshohet se është dhunuar disa muaj më parë, ndërsa ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo rezultoi shtatzënë.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se sot, në stacionin policor është paraqitur vëllai i viktimës, i cili ka raportuar se motra e tij, e cila ka aftësi të kufizuara dhe nuk mund të flasë, është dhunuar nga një person i panjohur para katër muajsh.

    Sipas familjarëve, ngjarja ka mbetur e pazbuluar deri më dje, kur viktima është dërguar për kontroll mjekësor dhe mjeku ka konstatuar se ajo është shtatzënë prej katër muajsh.

    Në lidhje me rastin është informuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për të identifikuar të dyshuarin.

    Organet e rendit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark