Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Një person raportohet se ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, sipas mediave në Shqipëri.
Personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës mësohet se kërkonte një takim në Prokurorinë e Posaçme, për arsye ende të paditura.
Sakaq, autoritetet përkatëse po kryejnë verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse qytetari në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor ose jo.