Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut, burri vret nipin dhe djalin e tij e më pas vetëvritet

    Insajderi
    13 July 2025 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prilepit në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar me armë zjarri, dhe më pas kreu vetëvrasje.

    Sipas raportimeve, burri po qëndronte bashkë me dy djemtë në shtëpi dhe pas rreth një ore i ka qëlluar për vdekje.

    Ngjarja ndodhi dje pasdite duke u raportuar në polici rreth orës 15:30, por policia shkoi në vendngjarje vetëm pas shtatë orësh, në orën 22:30.

    Kjo vonesë sipas a2cnn, ka ngritur shqetësime serioze për dështimin e institucioneve në raste emergjente.

    Kur policia u përpoq të hynte në shtëpi, autori i kërcënoi me një bombë dore dhe më pas e aktivizoi atë, duke krijuar panik në lagje.

    Për shkak të rrezikut, u kërkua ndihmë nga Shkupi, por forcat speciale mbërritën vetëm pas mesnate, rreth orës 01:30.

    Ndërhyrja nuk pati efekt, pasi autori kreu vetëvrasje.

    Vetëm pas kësaj situate dramatike, autoritetet nisën hetimet. Deri tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark