Ngjarjet e datës 18 korrik 2023 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Ngjarjet e datës 18 korrik 2023

    Insajderi
    18 July 2023 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarjet e planifikuara për sot:

    – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin dhe Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës  ku do të diskutojnë lidhur me punën, sfidat dhe planet e Bordit dhe Drejtorit të SHSKUK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

    – Qendra Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret e Qendres së Prishtinës, në rrugën “Rexhep Luci”, hyrja afër bankës NLB, kati i 3-të, ora 11:00)

    – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e Shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

    – Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

    – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i shqyrton projektligjin për vlerësimin strategjik mjedisor, Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark