
Ngjarjet e ditës: 03 tetor 2025
09:00
Mbahet dita e dytë e Asamblesë së 24-të Plenare e MNRA-së me temën “Së bashku për Media të Besueshme”, të organizuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM). (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30
Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara në Sarajevë, organizojnë Konferencën Ndërkombëtare me titull: “The Role of Muslim Scholars and Intellectuals in Europe”. (Fakultetit të Studimeve Islame, Prishtinë)
11:00
Ceremonia e Ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it. Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas. (Kampi Film City, Prishtinë)
17:30
Promovohet libri “Vajza e Diellit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)