Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Insajderi
    01 July 2025 - 07:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarjet e datëe 01 korrik 2025:

    Policia e Kosovës vendos gurthemelin për ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok. Pritet të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PK-së dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës. (Zubin Potok – stacioni policor, ora 09:00)

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni vendos gurëthemelin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë. (Hapësira e Spitalit në Gjilan, ora 09:00)

    Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë të rrumbullakët me temë “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 10:00)

    Vazhdimi i seancës konstituive. (Salla e mbledhjes plenare, ora 11:00)

    E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Anu Prattipati, organizon pritje për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kompleksi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ora 18:00)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark