Ngjashëm si për të marr postin e kryeparlamentarit, Limaj këmbëngul edhe për diçka tjetër-Deklarohet pas takimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjashëm si për të marr postin e kryeparlamentarit, Limaj këmbëngul edhe për diçka tjetër-Deklarohet pas takimit

    Insajderi
    28 June 2025 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politikë për zgjidhjen e krizës politike, por theksoi se “më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore”, pra zgjidhja e krizës.

    Ai tha se takimi u fokusua më shumë në “qasje dhe këndvështrime të secilit se si e shohim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.

    Limaj shtoi se “kriza politike si këto zgjidhen me marrëveshje politike” dhe se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të tillë.

    Ai e vlerësoi si hap pozitiv mbajtjen e takimit dhe shprehu pritjen që të ketë edhe takime të tjera, duke theksuar nevojën për një marrëveshje politike që do ta zgjidhte menjëherë krizën.

    Kujtojmë se Limaj vazhdimisht ka kërkuar nga Albin Kurti që të jetë i propozuar për të marr postin e kryetarit të Kuvendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark