×
  • Sport
  • Sport

    Ngjyra portokalli, Real Madrid prezanton fanellat e dyta për sezonin e ri

    Insajderi
    22 July 2024 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madrid dhe kompania gjigante e veshmbathjeve Adidas kanë prezantuar fanellën e dytë të Los Blancos për sezonin 2024/25.

    Fanella e parë e madrilenëve është tradicionale e bardhë me vije të zeza, derisa për të dytën ata kanë vendosur që të kenë ngjyrë portokalli dhe ka një grafikë abstrakte dhe astrale që shfaqet përmes një toni më intensiv në fanellë.

    Detajet e jakës, logoja e Adidas, stema e klubit, sponsorët dhe tre vijat në shpatulla janë ngjyra e qiellit të natës, duke përdorur nuanca të ndryshme të ngjyrës së kaltër.

    Kjo fanellë është frymëzuar nga yjet që shfaqen në qiell natën jashtë Santiago Bernabeu. Dizajni i tij lind nga ideja se nuk ka rëndësi se ku konkurron skuadra, sepse Madridistët janë gjithmonë të lidhur nga yjet në qiell.

    Fanella, e cila i jep kokën fanellës së tretë ikonike të sezonit 2013/14, kur u fitua Decima, është bërë me materialet më të avancuara.

    Ka teknologjinë HEAT.RDY, e cila rregullon rrjedhën e ajrit për t’i mbajtur lojtarët të ftohtë gjatë ndeshjeve. Fanella e dytë për sezonin 2024/25 tani është në shitje në dyqanet e Real Madridit dhe Adidas. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark