Ngjyrat befasuese që duhet t’i vishni gjatë verës për të qëndruar të freskët - Insajderi
×
LifeStyle

Ngjyrat befasuese që duhet t’i vishni gjatë verës për të qëndruar të freskët

Insajderi
07 July 2024 - 18:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me temperaturat e larta tani në këtë sezon vere, shumë prej nesh do të përpiqemi të freskohemi.

Të gjithë i dimë këshillat thelbësore për të qëndruar të freskët në shtëpitë tona, duke mbyllur perdet për të bllokuar rrezet e diellit, ose qëndrojmë të hidratuar, shkruan The Mirror.

Por, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e rrobave për të dalë në të nxehtë, duhet të mendoni se çfarë të vishni.

Alex Econs, ekspert i veshjeve të personalizuara nga ICON Printing këshillon se çfarë rroba duhet të vishni në mot të nxehtë.

Vishni rroba me ngjyrë të verdhë, gri dhe të kuqe – jo të bardha

“Ndonëse e bardha është ngjyra më e mirë për të qëndruar të freskët, kjo ngjyrë nuk rezulton aq e mirë kur ekspozohet ndaj djersës dhe kremit të diellit – të dy produkte të pashmangshme në mot të nxehtë”, thotë eksperti.

“Nëse nuk dëshironi që bluza të zverdhet, atëherë ngjyrat e mëposhtme janë ndoshta më të përshtatshme. Pas të bardhës, ngjyrat që shkencërisht e mbajnë trupin të ftohtë janë e verdha, grija dhe çuditërisht e kuqja”.

“Nga ana tjetër, duhet të shmangni blunë, si dhe jeshilen e hapur, jeshilen e errët dhe ngjyrën e zezë. Këto ngjyra kanë vështirësi në reflektimin e rrezeve të diellit dhe kështu ato bllokojnë nxehtësinë nga dielli, ngjyrat e tjera janë më të mira në reflektimin e nxehtësisë”.

Veshjet prej pambuku dhe prej pëlhurës liri janë më të mira për t’u veshur

“Në pëlhurat natyrale depërton ajri më lehtë, dhe për këtë arsye janë më të mirat në një valë të nxehti. Ato ndihmojnë në reduktimin e djersitjes duke lejuar që ajri të kalojë më lehtë, duke ftohur natyrshëm lëkurën në temperaturat e larta. Kontrolloni etiketat e veshjeve tuaja për të kërkuar artikuj me përqindje të lartë pambuku ose liri. Pambuku është pëlhura më e mirë që lejon lëkurën të marrë frymë, ndërsa liri ka veti termorregulluese të cilat e mbajnë temperaturën e trupit të rregulluar dhe të freskët pavarësisht temperaturave në rritje”.

Vishni bluzë dhe jo jelek

“Jo vetëm që ngjyrat dhe pëlhurat janë të rëndësishme, por edhe modeli i rrobave është thelbësor. Ndonëse mund të duket më mirë të vishni rroba me sa më pak mbulim të jetë e mundur, si jelekët, kjo në fakt rrit shanset për djegie nga dielli dhe shpesh mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të nxehtë.

“Në vend të kësaj, zgjidhni stile të relaksuara që do të lejojnë rrjedhjen maksimale të ajrit dhe mbulimin për të minimizuar mbinxehjen. Një këmishë me mëngë mund të jetë një opsion i mirë pasi jaka mund të sigurojë mbrojtje shtesë të qafës dhe një bluzë me mëngë do të ofrojë mbulim të sipërm të krahut. Në gjysmën e poshtme, pantallonat e shkurtra të lirshme, fundet ose pantallonat do të ofrojnë mbrojtje duke u ndjerë mjaftueshëm të ftohtë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark