Ngordhin 500 mijë pula në Durrës, panik për virus shpendësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngordhin 500 mijë pula në Durrës, panik për virus shpendësh

    Insajderi
    17 March 2022 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më shumë se 500 mijë pula kanë ndodhur ditët e fundit në Durrës, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.

    Gazetari Leonidha Musai bën me dije se 3 prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.

    Deri tani analizat thonë se ka të bëjë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

    Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në ABC Live, drejtori i zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi, i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.

    Thanasi tha se deri më 10 mars nuk ishte konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë.

    Por në rast se do të ndodhte ai tha se janë të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes.

    Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund ta shohin në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark