Ngrënia e çokollatës në mëngjes mund të ndikojë në humbjen e peshës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ngrënia e çokollatës në mëngjes mund të ndikojë në humbjen e peshës

    Insajderi
    26 June 2021 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fillimi i ditës suaj me çokollatë mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin dhe të humbni peshë, kanë pohuar shkencëtarët.

    Çokollata e qumështit është e njohur për sheqer të lartë dhe nivele të larta yndyre dhe nuk është ushqimi i parë për të cilin mendoni kur bëni një dietë.

    Por studiuesit në spitalin e “Brigham and Women’s” në Boston shikuan përfitimet e përfshirjes së çokollatës në dieta, shkruan The Sun.

    Studimi, i botuar në “FASEB Journal” mund të jetë lehtësim për shumë gra që duan të humbin peshë, por nuk duan të heqin dorë nga çokollata.

    Në mëngjes ngrënia e çokollatës mund të ndihmojë në djegien e dhjamit dhe gjithashtu mund të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, thanë shkencëtarët.

    “Çfarë, por edhe kur hamë, mund të ndikojnë në mekanizmat fiziologjikë të përfshirë në rregullimin e peshës trupore”, ka thënë Frank Scheer, neuro-shkencëtar.

    Sipas studiuesve nivelet ditore të kortizolit janë më të ulëta kur hani çokollatë në mëngjes sesa në mbrëmje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark