E kujtoni atë historinë e eksploruesit që ndeshet për herë të parë me një fis aborigjen. “A ka kanibalë midis jush?”- i pyet ai. “Jo. Të fundit e hëngrëm dje!”- iu përgjigjen ata. Por për të krijuar një komunitet të qytetëruar përmes ngrënies së kanibalit të fundit, akti përfundimtar duhet të jetë diçka tjetër.
Është një lloj mëkati origjinal që duhet fshirë nga kujtesa. Ngjashëm, kalimi në një rend ligjor modern në “Perëndimin e Egër” amerikan, u realizua përmes krimeve brutale dhe krijimit të miteve për t’i mbuluar ato. Siç shprehet një personazh në fimlin vestern të Xhon Ford, Njeriu që vrau Liberti Valans, “Kur legjenda bëhet një fakt, ti publiko sërish legjendën!”.
Por “faktet” që lindin nga legjendat nuk janë të vërteta të verifikueshme. Përkundrazi, ato janë artefakte shoqërore: ide të përbashkëta që formojnë bazën e rendit ekzistues socio–politik. Nëse do t’i refuzonin mjaftueshëm njerëz, i gjithë rendi do të shpërbëhej.
Këto artefakte shoqërore lejojnë që të mbeten në sfond mëkatet origjinale të një shoqërie. Atje ato vazhdojnë të veprojnë në heshtje, sepse qytetërimi modern mbështetet ende tek barbarizmi. Kujtoni sesi aparati ligjor i pushtetit u përdor për të sanksionuar praktikën jashtëligjore të torturës, duke e quajtur atë “marrje në pyetje në një formë më të zgjeruar”.
Megjithatë, tani po shfaqet një lloj i ri qasjeje politike. Siç vëren filozofja Alenka Zupançiçnë librin e saj të ri, “Le të degradojnë”, ne kemi sot gjithnjë e më shumë udhëheqës që krenohen me krimet e tyre “sikur ato të përbënin një lloj ndryshimi moral themelor apo dallimi karakterial, duke pasur guximin për t’i kryer haptazi ato”.
Por Zupançiç shton se ajo që mund të duket si shkelja e tyre e guximshme e ligjeve shtetërore duke shmangur “hipokrizinë” që kërkojnë ndonjëherë këto ligje, nuk është në fakt gjë tjetër veçse një identifikim i drejtpërdrejtë me anën tjetër të turpshme të vetë pushtetit shtetëror. Kjo është arsyeja pse edhe kur janë në pushtet, këta liderë vazhdojnë të veprojnë sikur janë në opozitë me pushtetin ekzistues, duke u rebeluar kundër tij, quajeni atë “shteti i thellë” apo diçka tjetër. Natyrisht, ky përshkrim personifikon më së miri Donald Trump, që në dhjetor tëvitit të kaluar bëri thirrje për “likuidimin” e Kushtetutës së SHBA.
Sigurisht, teprime të tilla janë më të theksuara në Rusi. Për 10 muaj, presidenti Vladimir Putin këmbënguli se në Ukrainë nuk kishte luftë, dhe se rusët e zakonshëm rrezikonin ndjekjen penale nëse pretendonin të kundërtën. Por tani Putin e ka pranuar se Rusia është në luftë.
Po kështu, edhe Jevgeni Prigozhin, një mik i Putinit, e mohoi prej kohësh se kishte ndonjë lidhje me Grupin Vagner të mercenarëve rusë. Megjithatë, tani e pranon se është ai themeluesi, dhe që ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.
Për figura politike si Trump dhe Putin, guximi ripërkufizohet si gatishmëria për të thyer ligjet e shtetit, nëse këtë e kërkojnë interesat e shtetit ose të tyret. Pasoja është se një qytetërim qëndron në këmbë vetëm nëse ka patriotë të guximshëm që do të bëjnë punët e pista.
Kjo është një formë e qartë e “heroizmit” të krahut të djathtë. Është e lehtë të veprosh me fisnikëri në emër të vendit tënd – pa sakrifikuar jetën për të – por vetëm ata me zemër të fortë mund të kryejnë krime në emër të tij. Prandaj në vitin 1943, arkitekti i Holokaustit HajrihHimler foli për “një kapitull lavdie në historinë tonë, që nuk është shkruar më parë dhe nuk do të shkruhet kurrë më vonë”.
Çështja ishte çfarë duhet të bëhej me gratë dhe fëmijët hebrenj. “Unë vendosa të gjej një zgjidhje plotësisht të qartë. Unë nuk e konsideroja veten të justifikuar vetëm në shfarosjen e burrave hebrenj… pasi kjo do të mundësonte hakmarrjen e fëmijëve të tyre mbi djemtë dhe nipërit tanë. Duhej marrë vendimi i vështirë që ky popull të zhdukej nga faqja e dheut”- deklaroi Himler në një mbledhje të oficerëve të SS.
Por në Rusinë e sotme, po del gjithnjë e më shumë jashtë modës ideja se mizori të atilla “nuk do të përsëriten më kurrë”. Larg shpërfilljes së ngrënies së kanibalëve, akte të tilla janë duke u përfshirë në ligje zyrtare. Kështu më 14 dhjetor 2022, Duma (parlamenti rus) miratoi një projekt-ligj, ku thuhet se çdo mizori e kryer në Donjeck, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Khersonpërpara aneksimit të këtyre rajoneve të Ukrainës “nuk do të konsiderohet një krim i dënueshëm me ligj” në rast se gjykohet se ka qenë “në interesin e Federatës Ruse”.
Mbetet e paqartë se si do të bëhet ky përcaktim. Por është e sigurt të supozohet se të gjitha torturat, përdhunimet, vrasjet, plaçkitjet dhe vandalizmi i kryer nga forcat ruse do të justifikohen, madje do të festohen. Dikujt mund t’i kujtohet paradoksi i Antigonës tekSofokliu, ku është më e rrezikshme t’i bindesh moralit sesa të bëhesh bashkëpunëtor në kriminalitet.
“Kultura ruse”– vëren historiani britanik Timoti Gerton Esh, është bërë “një viktimë anësore e kanibalizmit vetë–gllabërues të Putinit”. Prandaj “ka ardhur koha të pyesim nëse Vladimir Putin është një agjent i imperializmit amerikan, sepse asnjë amerikan nuk i ka bërë kurrë aq dëme ‘botës ruse’ sesa vetë udhëheqësi rus”.
Duke ofruar një analizë të ngjashme, gazetari kazak, Arman Shuraev, kritikoi së fundmi ambasadorin bullizues të Rusisë në vendin e tij:“Rusofobia është gjithçka që keni arritur me veprimet tuaja idiote. …Ju jeni budallenj. Jeni kanibalë që hani veten tuaj!”.
Paradoksalisht, transparenca e rreme nga Rusia i bën edhe më të rrezikshëm mistifikimet e pushtetit shtetëror, duke e dobësuar ndjeshmërinë tonë morale. Kjo tregon pse na duhen më shumë se kurrë figura si themeluesi i ËikiLeaks, Xhulian Asanzh. Ai është Antigona ynë. Për vite të tëra, Asanzh është mbajtur i izoluar, në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara për shkak se shërbeu si spiun për njerëzit e thjeshtë, duke bërë publike vetëm një pjesë të vogël të anës së errët të pahijshme të politikës amerikane. Megjithëse Asanzh mund të ketë bërë disa gjëra shumë problematike, dëshira ime për Vitin e Ri është që presidenti amerikan Xho Bajden të tregohet i guximshëm dhe të tërheqë akuzat kundër tij.