Ngricat mbyllin shkollat në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ngricat mbyllin shkollat në SHBA

    Insajderi
    06 January 2017 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stuhitë dimërore dhe reshjet rekord të dëborës kanë sjellë mbylljen e shkollave dhe temperatura nën zero në disa prej rajoneve qendrore e atyre perëndimore në Shtetet e Bashkuara, të përballura me një mot të acartë.

    Këshillat e meteorologëve për kujdes nga kushtet atmosferike ekstreme u shoqëruan në Cincinnati të Ohios me mbylljen e më shumë se 150 shkollave publike. Në Denver të Colorados, më të prekurit nga situata e vështirë ishin të pastrehët. Punonjës të ndihmës e vullnetarë kanë dalë në mes të të ftohtit për t’i shpërndarë kësaj kategorie aq të rrezikuar nga ngricat batanije, dyshekë kundër të ftohtit e ushqime të ngrohta.

    E prekur më shumë nga bora në Nju Jork ishte konteja Chautauqua, ku pritet të bien rreth 50 mm borë në një orë. E rëndë paraqitet situata për disa qyteza në Kansas. Edhe këtu mësimi është pezulluar për shkak të acarit, ndërsa dukshmëria e ulët në rrugë në Garden Bend e ka bërë të rrezikshme lëvizjen me automjet.

    Erërat e forta në Portland të Oregonit kanë shkulur pemët nga rrënjët, e kanë rrëzuar linjat e energjisë elektrike. Guvernatori i Alabamës, Robert Bentley njoftoi se, nga mëngjesi i së premtes do të hynte në fuqi gjendja e emergjencës, një deklaratë që prek të gjitha kontët e këtij shteti dhe aktivizon 300 ushtarë të Gardës së tij Kombëtare të ndihmojnë në operacionet e asistencës.

    Paralajmërime mbi rreziqet e këtij sistemi stuhish janë dhënë për disa pjesë të Kalifornisë, Colorados, Wyoming dhe Utahut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark