Ngrihen akuzat kundër të dyshuarit për sulm ndaj xhamisë në Kanada - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ngrihen akuzat kundër të dyshuarit për sulm ndaj xhamisë në Kanada

    Insajderi
    31 January 2017 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet në Kanada akuzuan një student francezo-kanadez në lidhje me të shtënat fatale ndaj gjashtë besimtarëve myslimanë, në një xhami në qytetin Kuebek.

    Alexandre Bissonnette përballet me gjashtë akuza për vrasje dhe pesë akuza për tentim-vrasje.

    Sulmi ka ndodhur të dielën, gjatë lutjeve të mbrëmjes në Qendrën Kulturore Islamike të Kuebekut.

    Nëntëmbëdhjetë veta po ashtu janë plagosur.

    Sipas medieve, i dyshuari, në rrjetet sociale ka pëlqyer vazhdimisht udhëheqësen e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, shkruan REL.

    Një person me prejardhje marokene, i identifikuar si Mohamed Khadir dhe i arrestuar pas sulmit të së dielës, tani është duke u trajtuar si dëshmitar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark